NË SLLOVENI MBAHET SAMITI I LIDERËVE TË PROCESIT BRDO-BRIJUNI

Takimi i liderëve, me rastin e 10-vjetorit të Procesit Brdo-Brijuni, është zhvilluar sot në Slloveni. Samiti i procesit Brdo-Brijuni, i shtyrë dy herë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, është mbajtur sot në Slloveni. Në takim kanë marrë pjesë kryesuesit dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, Zheljko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Pahorit theksoi se takimi ishte një mundësi për të konfirmuar dhe forcuar detyrimin për të vazhduar procesin e zgjerimit të BE-së, por gjithashtu një mundësi për të shkëmbyer mendime mbi çështje të tjera aktuale në një atmosferë joformale. Takimi i Brdo-Brijuni konfirmoi rëndësinë strategjike dhe politike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e përgjithshëm të Evropës, por gjithashtu se procesi i integrimit do të vazhdojë të marrë parasysh përparimin e bërë nga secili prej vendeve, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Pas pjesëmarrjes në samit, Gjukanoviq tha se samiti erdhi në kohën e duhur dhe se ishte një mundësi e mirë për të përgatitur fillimisht Slloveninë, si nikoqire e samitit të sotëm, për fillimin e presidencës së BE, e cila do të pasojë në gjysmën e dytë të këtij viti. Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, theksoi se një deklaratë e përbashkët u miratua brenda procesit Brdo-Brijuni, e cila i bën thirrje Bashkimit Evropian të shohë rajonin e Ballkanit Perëndimor si tërësi.

SHARE