DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHETIT REKOMANDON SHTETASIT E SHBA-së QË MOS TË UDHËTOJNË NË MAL TË ZI

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka lëshuar rekomandime të reja qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për udhëtime ndërkombëtare, në të cilat qytetarët këshillohen të mos udhëtojnë në Malin e Zi për shkak të Covid-19, për të cilin është lëshuar një paralajmërim i nivelit më të lartë, të katërt. Në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se udhëtarët që shkojnë në Malin e Zi mund të përballen me mbylljen e kufijve dhe aeroporteve, ndalime të udhëtimit, urdhra për të mos lënë banesen, mbyllje biznesi dhe kushte të tjera emergjente për shkak të Covid 19. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se rregullisht vlerëson dhe ndryshon rekomandimet për udhëtimet ndërkombëtare, bazuar në informacionin nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe kushtet aktuale në vend. Udhëtarët që duhet të udhëtojnë në Malin e Zi këshillohet të testohen një ose tre ditë para udhëtimit dhe të mos udhëtojnë nëse presin rezultate, nëse janë testuar pozitivisht ose janë të sëmurë. Gjithashtu thuhet se gjatë udhëtimit, duhet të vihet maska, të mbahet një distancë prej të paktën dy metra nga njerëzit që nuk janë në të njëjtin grup, larja e duarve sa më shumë dhe përdorimi i një dezinfektuesi. Departamenti Amerikan i Shtetit rekomandon që qytetarët e SHBA-së të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare për shkak të pasojave globale të pandemisë.

SHARE