PSD DHE PSP: OPOZITA MO TË KOMUNIKOJ PËRMES MEDIAVE

Duke komentuar thirrjen e Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, për bojkotin e vazhdueshëm të Kuvendit të Malit të Zi dhe trupat e tij punues, nga Partia Social Demokratike dhe Partia Socialiste Popullore, për gazetën “Pobjeda”, kumtuan se partitë e opozitës nuk duhet të dërgojnë ftesa tek njëri tjetri përmes mediave, por konsultimet politike duhet ti mbajnë në të njëjtën tryezë dhe pastaj të vendosin për lëvizjet e mëtejshme.

Derisa nga PSD, nuk u deklaruan për propozimin konkret për bojkot të përhershëm të parlamentit, nga PSP, kumtuan se ky propozim është i pranueshëm për ta.

“PSD, pajtohet plotësisht me pikëpamjet e demokratëve për mungesën e kushteve për zgjedhje të ndershme dhe në përputhje me këtë, opozita duhet të marrë  vendim parimor në lidhje me zgjedhjet e para lokale të ardhshme. Megjithatë, ne nuk e konsiderojmë si hap të mirë për të dërguar propozime përmes medieve, për kë do nga opozita. Do të ishte e natyrshme që konsensusi të arrihej në konsultime politike dhe pastaj, ndoshta, të publikohet në media”, deklaroi për  gazetën “Pobjeda”,  zëdhënësi dhe anëtari i kryesisë së PSD-së, Mirko Staniq.

Ndërsa kryetari i PSP-së, Vlladimir Jokoviq, për gazetën “Pobjeda”, deklaroi se partia e tij tashmë vetëm, se e ka pranuar ftesën e Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, për bojkot të përhershëm të Kuvendit, pasiqë ajo kurrë nuk e kishte ndërpre bojkotin. “Opozita, megjithatë, nuk duhet të thërrasë njëri-tjetrin përmes medieve, por duhet të ulet dhe të bie dakord për një paraqitje të përbashkët. Secili që donë, mund të dëgjohet pa thirrje publike, qoftë nga njëra anë apo tjetra, duke llogaritur këtu propozimet e Frontit Demokratik dhe Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA.

Mendoj se ne mund të biem dakord për një fillim të ri dhe të tregojmë se jemi më të mirë se ata të cilët këto  ditë po shkunden nga aferat skandaloze”, deklaroi Jokoviq.

SHARE