SHEFJA E BE-së: PËRPARIMI I UKRAINËS DREJT ANËTARËSIMIT ËSHTË “NË RRUGËN E DUHUR”

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha gjatë vizitës së saj në Kiev, se përparimi i Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është “në rrugën e duhur”. Kjo është hera e tretë që Von der Leyen viziton Kievin, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Ajo tha se është e impresionuar me shpejtësinë me të cilën Ukraina po vazhdon përpjekjet e saj për t’iu bashkuar BE-së. “Procesi i pranimit është në rrugën e duhur. Është mbresëlënëse të shohësh shpejtësinë, vendosmërinë, saktësinë me të cilën po përparoni”, tha von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin, Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas tha se është “i sigurt se [anëtarësimi] do të ndodh dhe kjo do të jetë një nga fitoret më të rëndësishme të vendit tonë”. Ai tha se Ukraina dëshiron t’i bashkohet tregut të përbashkët evropian.

SHARE