POPA EMËROHET SHEFE E DELEGACIONIT TË BE-së NË MAL TË ZI

Oana Kristina Popa është emëruar shefe e Delegacionit të BE në Mal të Zi, njoftuan nga Zyra e Punëve të Jashtme të BE.

Për momentin shërben si ambasadore e Rumanisë në Serbi.

Ajo do të zëvendësojë kreun aktual të delegacionit, Aiva Orava, në Mal të Zi, i cili ka qenë në atë pozicion që nga viti 2016.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka emëruar David Gere, kreun aktual të departamentit të politikave të sanksioneve Zyrës së Punëve të Jashtme të BE, si kreun e Delegacionit të BE në Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Çeke në Komitetin Politik dhe të Sigurisë së BE-së, Thomas Sunjog, do të jetë kreu i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Ata do të zgjidhen zyrtarisht pasi ta marrin agremane nga vendi pritës “, thuhet në deklaratën e Zyrës së Punëve të Jashtme të BE-së.

SHARE