UKRAINA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE SIGURIE ME FRANCËN DHE GJERMANINË

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy zbarkoi në Gjermani në kuadër të Samitit për Sigurinë Globale, ndërsa riperseriti thirrjen për ndihmë për Ukrainën që po përballet me bombardime intensive nga pala ruse.

Udhëtimi vjen pasi trupat e Kievit po përpiqen të frenojnë forcat ruse ndërsa përballet me mungesë të municioneve, ndërsa ndihma ushtarake e SHBA-së është vonuar me muaj dhe shënon njëherazi udhëtimin e parë jashtë vendit që kur ai zëvendësoi shefin e tij të ushtrisë dhe riorganizoi komandën e tij.

Presidenti ukrainas nënshkroi një marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Francën dhe Gjermaninë që synon të krijojë kushte për mbështetje të vazhdueshme derisa Ukraina të arrijë qëllimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Detajet e marrëveshjeve që janë nënshkruar me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz përfshijnë elementë ekonomikë dhe financiarë dhe nuk kufizohet vetëm në ato ushtarake.

Kancelari Scholz u shpreh se një marrëveshje dypalëshe rreth garancive të sigurisë synon të mbështesë në një periudhë afatgjatë Ukrainën nën sfondin e luftimeve intensive.

Gjermania ka ushtruar presion ndaj partnerëve evropianë dhe amerikanë për angazhime më rigoroze për furnizimet ushtarake për Ukrainën, me kancelarin Scholz që udhëtoi në Uashington teksa i bëri thirrje ligjvënësit amerikanë të mbështetin Kievin.

Gjermania parashikon 3.5 miliardë euro për furnizime me municion këtë vit për Kievin dhe do të dorëzojë katër herë më shumë në 2024 krahasuar me 2023.

Ndërkaq të dy liderët e cilësuan vdekjen e ish liderit të opozitës ruse një vdekje dëshpëruese e nxitur nga Putini që për vite me rradhë ka torturuar dhe vrarë kritikë të tij.

Politikanë, oficerë ushtarakë dhe diplomatë kryesorë nga e gjithë bota mblidhen në një konferencë sigurie që do të dominohet nga luftërat në Izrael dhe Ukrainë. Të dyja luftërat kanë ndezur frikën që ka të ngjarë të përhapet në fronte të tjera.

SHARE