RUSIA ME ARMË TË RE, SHBA E SHQETËSUAR: SHKATËRRON SATELITËT

Rusia po prodhon një armë të re shqetësuese anti-satelitore, pohoi publikisht Shtëpia e Bardhë, e cila shtoi megjithatë se arma në fjalë nuk mund t’i shkaktojë “shkatërrim të drejtpërdrejtë fizik” planetit.

Zëdhënësi John Kirby e bëri deklaratën një ditë pas paralajmërimeve të një ligjvënësi të rëndësishëm rreth “një kërcënimi serioz kombëtar të sigurisë” ndaj Shteteve të Bashkuara.

Kirby e pranoi se inteligjencës amerikane kanë të dhënat se Rusia e ka siguruar këtë armë, por ajo sipas tij, nuk është ende funksionale.

“Jemi duke i analizuar të dhënat mbi këtë armë të re teknologjike. Së pari, kjo nuk është një armë aktive dhe, megjithëse përpjekjet e Rusisë për ta pasur këtë armë specifike janë shqetësuese, ajo nuk përbën rrezik të menjëhershëm për sigurinë e të tjerëve. Për cdo rast, nuk po flasim për një armë e cila mund të përdoret për të sulmuar njerëzit, apo për të shkaktuar dëme fizike në Tokë.”

Më herët, në një veprim të pazakontë, që befasoi disa nga kolegët e tij në Kongres, Kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve Mike Turner, i bëri thirrje publike Presidentit Joe Biden të deklasifikojë informacionet e zbulimit rreth kërcënimit, të cilin ai nuk e emërton, në mënyrë që publiku amerikan dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara të dalin me një kundërpërgjigje.

Turner refuzoi të sqaronte për çfarë rreziku bëhet fjalë. Por në një letër që duket se u ka dërguar kolegëve të tij, të shpërndarë në rrjete sociale nga mediat, ai e cilëson rrezikun si një “aftësi të huaj ushtarake destabilizuese”. Rusia vetë i ka hedhur poshtë shqetësimet e SHBA-së për këtë armë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i përshkroi raportimet për armën e re të Rusisë si mashtrim për ta nxitur Kongresin amerikan të mbështesë projektligjin për ndihmë për Ukrainën.

SHARE