KONFERENCA E SIGURISË NË MYNIH, NË FOKUS KONFLIKTET NË GAZA DHE UKRAINË

Në Mynih ka nisur këtë të premte, konferenca vjetore për sigurinë, që këtë vit ka përvetorin e 60-të.

Luftërat e Ukrainës dhe Izraelit janë dy prej çështjeve që mbizotërojnë në diskutimet 2-ditore mes lidërëve dhe përfaqësuesve nga 50 vende të botës.

Një prej shqetësimeve kryesore mes vendeve pjesëmarrëse është frika se Shtetet e Bashkaura mund të mos arrijnë dot të përmbushin detyrimet në fushën e sigurisë për këto kriza, për shkak të refuzimit të republikanëve në kongres për të miratuar fondet e ndihmës ushtarake për këto dy vende.

Një tjetër shqetësim janë paralajmërimet e Donald Trumpit se nuk do të mbrohen nga kërcënimet ato vende anëtare që nuk arrijnë objektivin e 2% të kontributit për NATO-n.

Këto pritet të përqëndrohet edhe deklarata e zv/presidentes amerikane Kamala Herris, e cila pritet të japë garanci për aleatët, në fjalën e saj.

Në samit, janë të pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Nuk është ftuar delegacioni rus dhe ai iranian, për shkak të përfshirjes në konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

SHARE