‘TËRMET’ NË EKONOMINË E TRETË MË TË MADHE TË BOTËS, JAPONIA NË KRIZË

Ekonomia e Japonisë është tkurrur papritur për herë të parë në një vit pasi rritja e kostos së jetesës goditi rritjen e shpenzimeve të konsumatorëve. Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 1.2% në tre muajt deri në fund të shtatorit. Njerëzit frenuan shpenzimet mes frikës së një ngadalësimi global dhe pasi monedha vendase, jeni, i bëri importet më të shtrenjta. Megjithatë, ekonomistët presin që ekonomia e tretë më e madhe në botë të shmangë recesionin. Ekonomia japoneze “do të përfitojë nga një rikthim i turizmit, por rreziqet e virusit dhe rritja e inflacionit do të kufizojnë shtrirjen e rimëkëmbjes,” tha Darren Tay, ekonomist japonez. Së bashku me ngadalësimin e ekonomisë globale dhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën, Japonia ka luftuar pasi monedha e saj ra në vlerë kundrejt dollarit amerikan këtë vit. Muajin e kaluar, jen, arriti në nivelet më të ulëta 32-vjeçare kundrejt dollarit, gjë që e ka bërë koston e mallrave të importuara – nga nafta te ushqimet – më të shtrenjta për familjet dhe bizneset japoneze.

SHARE