Përveç ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, reforma e kornizës zgjedhore duhet të përfshijë edhe reformën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhorë, deklaroi Kryetari i Bordit Drejtues të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI), Zllatko Vujoviq.
Ai tha për MINA se ka mjaft kohë kohë deri te zgjedhjet e ardhshme që të arrihet kompromisi dhe të vihet deri te legjislacioni zgjedhor dhe institucionet të cilat mund të kryejnë procesin zgjedhor në mënyrë cilësore.
Vujoviq vlerësoi se është mirë që nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve Dushko Markoviq, tregoi gatishmëri për dialog me opozitën në parlament. “Na pret reforma e kuadrit zgjedhor”, tha Vujoviq duke theksuar se kjo nuk është një nismë e re, por diçka që OSBE dhe Bashkimi Evropian, si dhe organizatat joqeveritare po e kërkojnë.
Kjo siç tha ai, do të thotë ligji i ri për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, por edhe një sërë ndryshimesh të ligeve, si ai për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore, si dhe regjistri i vendbanimit dhe banimit.
Vujoviq theksoi se është nevoja për një listë më të mirë të votuesve për të cilën është e domosdoshme regjistrimi i banimit dhe vendbanimit e për të cilat nevojiten ndryshime ligjore.