Al Pacino 81-vjeçar nis një lidhje të re me bukuroshen 28-vjeçare Noor Alfallah, e cila më parë ka qenë e dashura e Mick Jaggerit

Është konfirmuar se Al Pacino është në lidhje me ish-të dashurën e Mick Jagger, Noor Alfallah, e cila është 53 vjet më e vogël se ai, me burime që pretendojnë se romanca e çiftit filloi gjatë pandemisë.

Legjenda 81-vjeçare e Holluwoodit u pa së fundmi duke u shoqëruar me të dashurën e tij 28-vjeçare gjatë një darke me aktorin Jason Momoa pasi vizitoi galerinë e fundit “Pace” të Julian Schnabel në zonën Mid City të Los Angelesit, shkruan DailyMail.

Tani, persona të brendshëm pranë çiftit kanë ndarë detaje të reja në lidhje me marrëdhënien e çiftit, duke zbuluar se ajo lulëzoi për herë të parë gjatë pandemisë – dhe duke shtuar se diferenca në moshë mes të dyve nuk është një ‘problem’, pavarësisht faktit se Al Pacino është më i madh se babai i Noorit.

“Pacino dhe Noor filluan të njiheshin me njëri-tjetrin gjatë pandemisë”, thanë burimet për tabloidin Page Six.

“Ajo kryesisht shoqërohet me burra të moshuar shumë të pasur; ajo ishte në lidhje me Mick Jagger për një kohë, dhe më pas edhe me Nicholas Berggruen”, tha një burim duke iu referuar bukuroshes Alfallah.

Burimi shtoi: “Ajo ka qenë me Al Pacinon për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse ai është më i madh se babai i saj”.

Noor është nënkryetar i ‘Lynda Obst Productions’ në Sony, dhe thuhet gjithashtu se po zhvillon dy filma artistikë me kompaninë Obst.

Së bashku me motrën e saj Remi, thuhet se arritën një marrëveshje për prodhimin e një ‘podcast’-i me kryetarin e Imagine Entertainment, Brian Grazer në vitin 2021.

“Ajo lëviz me elitën e të pasurve dhe vjen nga një familje me para”, tregoi burimi më tej.

Pacino u pa duke dalë nga restoranti “Felix” pasi shijoi një darkë të këndshme me bukuroshen Alfallah në Venice Beach, Kaliforni të shtunën mbrëma.

Pas një vakti dekadent italian, çifti u largua në të njëjtën veturë së bashku pasi u përplas me Vito Schnabel ndërsa ajo pinte një cigare jashtë.

Pas ndarjes së saj në vitin 2017 nga këngëtarin e Rolling Stones, atëherë 74 vjeç, ajo besohej se kishte vazhduar të takohej me Clint Eastwoodin, për të cilin ajo pretendonte se ishte thjesht një mik i familjes, në vitin 2019.

Duke folur për mediumin Hello! në atë kohë, Noor pranoi se ‘njerëzit komentuan’ lidhjen e saj të kaluar me Jaggerin, por tha se ajo ‘nuk pendohet’ dhe ‘ka shumë kujtime të shkëlqyera’ nga koha e tyre së bashku.

“Mosha jonë nuk kishte rëndësi për mua”, tha ajo. “Zemra nuk e di atë që sheh, ajo e di vetëm atë që ndjen. Ishte lidhja ime e parë serioze, por ishte një kohë e lumtur për mua”.

Bukuroshja brune shtoi se Sir Mick, një stërgjysh, është ende në ‘formë të shkëlqyer’. “[Ai është] shumë më në formë se unë. Unë me të vërtetë e respektoj që ai është kaq i disiplinuar”.

Çifti u prezantua në një darkë dhe ia dolën ta mbanin larg syrit të publikut marrëdhënien e tyre në zhvillim derisa u panë në një restorant në Paris gjatë turneut “No Filter” të Rolling Stones.

Ndërkohë, Pacino ka një listë të gjatë të ish-dashnoreve nga e kaluara, por nuk është martuar kurrë dhe ka qenë në një lidhje dhjetëvjeçare me aktoren argjentinase Lucila Sola, vajza e së cilës Camila Morrone është në lidhje me Leonardo DiCaprion që nga viti 2017.

Ai ka qenë në lidhje gjithashtu me: Diane Keaton, Jill Clayburgh, Penelope Ann Miller, Kathleen Quinlan dhe Lyndall Hobbs.

Babai i tre fëmijëve rrit binjakët 21-vjeçarë Olivia dhe Anton me ish-in e tij Beverly D’Angelo, me të cilën ishte në lidhje për shtatë vjet, duke u ndarë në vitin 2003.

Ai gjithashtu ka një vajzë producente 32-vjeçare Julie Marie me ish-trajneren e tij të aktrimit, Jan Tarrant.

Muajin e kaluar, Pacino doli në skenën e Teatrit “Dolby” për edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve “Oscars” për të nderuar trilogjinë “The Godfather”.

Në njohje të festimit të 50-vjetorit të kësaj trologjie, regjisori legjendar dhe bashkë-skenaristi i filmit, Francis Ford Coppola, doli në skenë me yllin e “The Godfather II”, Robert Di Niro.

“The Godfather” u shfaq premierë në Teatrin Shtetëror të Loew në Broadway në New York City më 14 mars 1972 dhe u publikua gjerësisht në Shtetet e Bashkuara më 24 mars 1972 – më shumë se 20 vjet përpara se Noor të lindte.

Ai u bë filmi me fitimet më të larta të vitit 1972 dhe për njëfarë kohe ishte filmi me fitimin më të madh të realizuar ndonjëherë, duke fituar midis 246 dhe 287 milionë dollarë fitime në arkë.

Filmi mori vlerësim universal nga kritikët dhe audienca, me vlerësime për interpretimet, veçanërisht ato të Pacinos dhe Marlon Brando, James Caan dhe Robert Duvall. /Telegrafi/

SHARE