INSTITUTI: SHTATË VIKTIMA TË TJERA, 183 TË INFEKTUAR RISHTAS

Në Malin e Zi, në 24 orët e fundit, shtatë njerëz vdiqën nga efektet e virusit corona, ndërsa u regjistruan 183 raste të reja të infeksionit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorë të tjerë publik dhe private, përfunduan analizën dje (e mërkurë, 14 prill 2021) dhe paraqitën rezultate në Institut për 1210 mostra të koronavirus i ri. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,412. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 350 pacientëve. Raste aktive më Covid-19 në Mal të Zi janë 3,669, 42 në komunën e Tuzit.

SHARE