Këto ëmbëlsira për pjekje janë të mrekullueshme për ato ditë kur thjesht keni neps për diçka të ëmbël, por nuk dëshironi të ndizni furrën. Dhe me siguri që përbërësit e recetës mund t’i keni në kuzhinë.
Mënyra e përgatitjes është e thjeshtë, nuk kërkon shumë kohë, dhe është e përshtatshme edhe për ata pa shumë eksperiencë në kuzhinë.
Ju me siguri do ta pëlqeni pa masë këtë recetë, të cilën AgroWeb.org e sjell për ju më poshtë.
Përbërësit
350 g biskota
15 g sheqer pluhur
30 g kakao pluhur
80 g gjalpë
160 ml qumësht
140 g çokollatë e zezë
Copëza çokollate për zbukurim
Përgatitja
Shtoni biskotat në mikserin tuaj dhe përpunojini sa ato të kthehen në thërrime.
Hidhini në një tas dhe shtoni sheqerin pluhur dhe kakaon. Përziejini përbërësit që të kombinohen.
Shtoni edhe gjalpin e shkrirë dhe përziejeni sërisht.
Hidhni qumështin, e më pas përziejeni me duar deri sa të merrni një masë kompakte.
Masës jepini një formë cilindrike dhe vendoseni në letër pjekjeje.
Mbështilleni letrën rreth masës dhe palosni skajet. Lëreni në frigorifer për të paktën 3 orë.
Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme, priteni në feta.
Shkrini çokollatën dhe lyeni në të gjysmën e ëmblësirave.
Transferojini në një pjatë dhe spërkatni me copëza çokollate. /AgroWeb.org