NETANYAHU: DO TË LUFTOJMË DERI NË FITORE, PAVARËSISHT TRYSNISË NDËRKOMBËTARE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ushtria izraelite do të vazhdojë të luftojë në Rripin e Gazës, megjithëse përballet me trysni ndërkombëtare për armëpushim.

“Ne do të vazhdojmë deri në fund, deri të fitojmë, derisa ta zhdukim Hamasin”, iu drejtua Netanyahu ushtarëve izraelitë në Gazë përmes radios.

“E them këtë përballë presionit ndërkombëtar dhe dhimbjes së madhe. Asgjë nuk do të na ndalë”, shtoi ai.

Izraeli njoftoi se humbjet më të mëdha në betejë prej e nisi pushtimin e Gazës para një muaji, pasi 10 ushtarë iu vranë në një pritë në Gazë.

Ushtria izraelite i vazhdoi luftimet e ashpra në veri dhe jug të Gazës, një ditë pasi Kombet e Bashkuara kërkuan armëpushim të menjëhershëm humanitar.

SHARE