MILLATOVIQ: ANGAZHIMI PËR BASHKËPUNIM DHE REFORMA RAJONALE ËSHTË PARAKUSHT PËR STABILITETIN DHE PROSPERITETIN E RAJONIT

Angazhimi ynë për reformat dhe bashkëpunimin rajonal nuk është vetëm i rëndësishëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por edhe vendimtar për sigurimin e prosperitetit dhe stabilitetit afatgjatë të rajonit tonë, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq.

Me atë rast, siç thuhet në komunikatën për media, Millatoviq tha se lidershipi në procesin e integrimeve evropiane na obligon që të vazhdojmë të përmbushim kriteret për anëtarësim në BE, duke shtuar se “Mali i Zi është shembull pozitiv për të gjitha vendet e tjera që e shohin të ardhmen e tyre nën çatinë e bashkuar të Evropës”.

Ai theksoi se në fillim të mandatit të tij ka promovuar agjendën për Malin e Zi në BE deri në vitin 2028 dhe se përkundër skepticizmit fillestar ndaj një dinamike të tillë, sot është një perspektivë që me shumë më tepër optimizëm po e shikojnë Podgorica dhe Brukseli, duke krijuar plane të përbashkëta për ta arritur atë.

Ai përkujtoi se në periudhën paraprake kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme, kur është fjala për konsolidimin institucional dhe përshtatjen ligjore të Malit të Zi me kërkesat e anëtarësimit në BE, që në fund do të rezultojë në marrjen e një IBAR pozitiv.

Millatoviq vuri në dukje se është e rëndësishme të qëndrojmë me vendosmëri në rrugën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, sepse vetëm në këtë mënyrë, siç tha ai, “shoqëritë tona në thelb mund të përparojnë dhe të përfitojnë nga mundësia që krijohet nga entuziazmi i zgjuar në lidhje me zgjerimin e BE”.

“Anëtarësimi në BE nuk është vetëm një qëllim politik, por një vizion i së ardhmes në të cilën shoqëritë tona janë të begata, të sigurta dhe të lidhura, institucionet forcohen dhe cilësia e jetës së qytetarëve tanë është në një nivel shumë më të lartë,” shtoi Millatoviq.

SHARE