Kandidati presidencial Vasillije Milliçkoviq, paraqiti në Prokurorinë Speciale të MZ, padi penale kundër Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe kundër Qendrës për Tranzicion Demokratik si dhe ndaj Millica Kovaçeviq dhe Dragan Koprivica nga kjo OJQ.
Sipas Milliçkoviq, padinë penale e bëri për shkak të shpërdorimit të autorizimeve zyrtare, për shpifje, dhe shfaqjes në publik të insinuatës dhe gënjeshtrave.
“Gjithçka me qëllim të komprometimit tim dhe reputacionit të familjes sime, veçanërisht reputacionit si kandidat presidencial, dhe duke krijuar kështu një përshtypje negative mbi elektoratin”, theksoi Milliçkoviq.
Milliçkoviq, padinë e paraqiti për shkak të informacioneve të dala nga QDT-ja dhe KSHZ-ja, se në nënshkrimet mbështetëse të kandidaturës së tij për president u gjetën nënshkrime të falsifikuara.