KRYEMINISTRI RAMA VIZITË ZYRTARE NË BRUKSEL

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në kuadër të një vizite zyrtare në Bruksel, ku pritet  të marrë pjesë në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.

Ai u prit sot në Brukesl nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel me rastin e pjesëmarrjes në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian”, ka shkruar Rama në Facebook, ndërsa ka shpërndarë foto nga takimi me Charles Michel.

Nga ana e tij Charles Michel ka postuar në platformën “X” pamje nga takimi me Ramën. Krahas pamjeve Michel shkruan se diskutoi me kryeministrin Rama cështjen e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, ndërsa theksoi edhe një herë mbështetjen e BE-së për Shqipërinë.

“Me Edi Ramën diskutuan rrugën përpara në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e #Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeti gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE-ja është mirënjohëse për Shqipërinë “, shkruan Charles Michel.

Ndërkohë në vijim pritet që kryeministri Rama të takohet edhe me presidenten Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Fokus i diskutimeve të kryeministrit Rama me zyrtarët e lartë të BE-së do të jetë integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe plani i rritjes ekonomike.

Kujtojmë që kreu i qeverisë zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Dubai, në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse.

Edi Rama më herët publikoi një foto me Presidentin e Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan.

SHARE