Përfitimet e Mrekullueshme Shëndetësore të Farave të Limonit

Farat e limonit janë të ngrënshme dhe plot vlera mirëbërëse për shëndetin.

Këto fara përmbajnë sasi të mëdha të antioksidantëve dhe vitaminës C.

Farat përmbajnë amino acide dhe proteina të cilat i bëjnë mirë organizmit.

Vlerat Shëndetësore Të Farave Të Limonit

Pastrimi i Organizmit

Farat kanë vlera të pasura për pastrimin e organizmit nga toksinat dhe parazitet.

Këto vlera i bëjnë farat të dobishme për konsum të rregullt.

Kundër Dhimbjeve

Farat e limonit përmbajnë acid salicilik, një nga përbërësit kryesorë të aspirinës një ilaç që përdoret kundër dhimbjeve.

Kësisoj konsumi i farave, jo vetëm që largon dhimbjet e trupit, por e bën atë në mënyrë të sigurt dhe natyrale.

Kundër Parazitëve

Parazitët dëmtojnë sistemin tretës dhe janë të rrezikshëm për organizmin.

Farat e limonit janë një kurë natyrale për pastrimin e trupit nga parazitët.

Mjafton të shtypni një lugë gjelle me fara (gjysëm luge për fëmijët), t’i zieni në një gotë qumësht dhe të pini lëngun e kulluar për tre – katër ditë për t’i nxjerrë parazitët jashtë organizmit.

Kundër Mykut

Farat e limonit parandalojnë infeksionet dhe mykun dhe i luftojnë ato në mënyrë efikase.

Për Ushqyerjen E Lëkurës

Ashtu si fruti, farat e limonit përmbajnë sasi të mjaftueshme të vitaminës C, një antioksidant mjaft mirëbërës.

Farat e limonit po përdoren gjërësisht në shumë produkte për kujdesin e lëkurës.

Për të ushqyer lëkurën ju mund të përdorni edhe vajin esencial të farave të limonit.

Për Trajtimin E Akneve

Farat e limonit prodhojnë një vaj esencial plot vlera sidomos kundër baktereve.

Në këtë mënyrë, ky vaj mund të përdoret në mënyrë të sigurt kundër akneve të cilat shkaktohen nga bakteret.

Terapia E Aromave

Aroma e farave të përpunuar të limonit është shumë e këndshme dhe i bën ato të nevojshëm për shumë produkte kozmetike dhe në terapitë e ndryshme të aromave që përmirësojnë humorin.

Për më tepër, aroma e farave të limonit mund të përdoret edhe kundër mushkonjave.

Kundër Baktereve

Ekstrakti i farave të limonit mund të përdoret si spërkatës për lëkurën, duart dhe pajisjet e kuzhinës.

Ai mund të përdoret edhe për të disinfektuar lavatriçen dhe pajisje të tjera të përdorimit të përditshëm.

Kujdes

Ekspertët rekomandojnë konsumin e farave të shtypura të cilat janë më pak të dëmshme për sistemin tretës.

Këto fara nuk rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga stomaku.

Farat mund të konsumohen të bluara ose ekstrakti i tyre që përgatitet duke i zjerë në ujë ose qumësht. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

SHARE