VDES FOSHNJA DY MUAJSHE E GJYSMË, MJEKËT KËRKUAN AUTOPSI

Instituti për Ndihmë Mjekësore Emergjente ka kërkuar autopsinë e një foshnjeje dy muajsh e gjysmë, e cila ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Danillovgrad. Bëhet fjalë për një foshnjë e cila në periudhën prenatale u diagnostikua me probleme të lindura në zemër, për shkak të të cilave u shtrua në spital për 17 ditë pas lindjes dhe ishte pozitivë me COVID. „Foshnja ishte me COVID, me simptoma të lehta, pa temperaturë dhe pa pneumoni, gjë e cila është konstatuar gjatë shtrimit të mëhershëm në Institutin për sëmundje të fëmijëve të Qendrës Klinike të Malit të Zi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtij institucioni shëndetësor. Siç shtojnë ata, foshnja pas kontrollit në fillim të kësaj jave është mbajtur në spital dhe më pas me konstatimet e duhura është liruar për mjekim shtëpiak. “Shkaku i menjëhershëm i vdekjes do të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë mjeko-ligjore”, thonë nga Instituti.

SHARE