VAZHDOI DIALOGU ME KËSHILLAT E PAKICAVE KOMBËTARE DHE BASHKËSITË E TJERA NACIONALE

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, mr. Bojan Bozhoviq, është takuar me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin  e Zi, z. Faik Nikën. Në bashkëbisedim me përfaqësuesit e Këshillit, z. Bozhoviq ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave që edhe më tutje të vazhdojë bashkëpunimin me Këshillat Kombëtare me qëllim avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare dhe të bashkësive të tjera nacionale në Malin e Zi. Kryetari z. Nika ka informuar të pranishmit me problemet kryesore me të cilat përballen shqiptarët në Malin e Zi dhe këshillat kombëtare. Takimi ishte një mundësi e mirë për t’u dakorduar për aktivitete konkrete të cilat Ministria, në bashkëpunim me Këshillin, mund t’i realizojë në të ardhmen dhe që do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e implementimit të kornizave ligjore dhe në fuqizimin e rolit të Këshillave Kombëtare dhe rëndësisë së tyre për publikun. Është rënë dakord që së bashku do të kërkohen zgjidhjet për sfidat me të cilat ballafaqohen pakicat kombëtare dhe bashkësitë tjera kombëtare në Mal të Zi. Në takim kanë marrë pjesë dhe kryeshefja e Drejtorisë për pakicat nacionale dhe etnike znj. Mirela Ramçilloviq El Deeb, Këshilltari i pavarur i kësaj Drejtorie z. Fikret Lulanaj, si dhe bashkëpuntorët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

SHARE