Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 479 raste të reja me Covid-19, dhe 9 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 41 deri në atë 84 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 194, Nikshiq 64, Tivar 25, ndërsa në Tuz u regjistruan 4 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 641 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 5,607.