BLINKEN NË IZRAEL: SHBA-ja DO TË JETË GJITHMONË PËRKRAH JUSH

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës në Izrael tha se Uashingtoni “gjithmonë” do të mbështesë këtë shtet.

Megjithatë, kryediplomati amerikan tha se palestinezët gjithashtu kanë “aspirata legjitime” që nuk përfaqësohen nga grupi militant i Hamasit.

“Ju mund të jeni mjaftueshëm të fuqishëm që të mbroni veten”, tha Blinken gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjanim Netanyahu, teksa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon.

“Por, për aq kohë sa të ekzistojë Amerika, nuk do të keni nevojë të jeni vetëm. Ne gjithmonë do të jemi përkrah jush”.

Vizita e Blinkenit në Izrael është për të shprehur solidaritetin e SHBA-së, pasi militantët e Hamasit më 7 tetor nisën sulmin më të madh ndaj Izraelit në vitet e fundit. Si pasojë e dhunës, 1.200 persona janë vrarë në Izrael.

Blinken po ashtu njoftoi se të paktën 25 amerikanë janë në mesin e viktimave.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se mbështetja për Izraelin është e palëkundur dhe nuk i ka bërë thirrje izraelit të frenohet kundër Hamasit. Por, Blinken la të kuptohet se eventualisht do të ketë nevojë për një marrëveshje të paqes.

“Kushdo që dëshiron paqe dhe drejtësi duhet ta dënojë sundimin e terrorit të Hamasit. Ne e dimë që Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez, apo aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me masa të barabarta të sigurisë, lirisë, mundësisë së drejtësisë dhe dinjitetit”, tha Blinken.

Sekretari Blinken premtoi se administrata Biden dhe Kongresi amerikan do të punojnë së bashku që të plotësohen kërkesat ushtarake për Izraelin.

“Përderisa kërkesat e mbrojtjes së Izraelit rriten, ne do të punojmë me Kongresin që ato të plotësohen”, tha ai.

Netanyahu ndërkaq falënderoi SHBA-në për mbështetjen dhe tha se militantët e Hamasit duhet të trajtohen si militantët e Shtetit Islamik (IS).

“Sikurse u shtyp IS-i , edhe Hamasi do të shtypet. Hamasi duhet të trajtohet njësoj sikurse është trajtuar IS-i”, tha Netanyahu.

Në Gaza është raportuar për më shumë se 1.300 t

SHARE