FATURA MESATARE NË JANAR ISHTE 44.84 EURO

Fatura mesatare e janarit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 44,84 euro, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi.

„Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive ishte në Mojkovc 22,61 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Tivat, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 56,62 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Elektroekonomia e Malit të Zi tha se familjet kanë konsumuar 159.44 milionë kilovat orë (kWh) energji elektrike në janar, që është 5.68 për qind më shumë se konsumi në dhjetor. Krahasuar me janarin e vitit të kaluar, konsumi është 11.24 për qind më i lartë.

SHARE