FD: KËRCNON ME ËNDJE NËPËR RRUGË DHE BOJKOT TOTAL TË PARLAMENTIT

Fronti Demokratik do të fillojë bojkotin e përgjithshëm të parlamentit dhe do të organizojë protesta të përditshme në të gjithë Malin e Zi, nëse Gjykata Kushtetuese, nuk përgjigjet deri të mërkurë në kërkesën e tyre për lirimin e deputetëve Nebojsha Medojeviq dhe Millan Knezheviq, kumtuan nga kjo aleancë politike.

Lideri i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq,  mbrëmë, në protestë, përpara më shumë se një mijë përkrahësve para Parlamentit të Malit të Zi, deklaroi se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë afat deri të mërkurën ose nëpër Mal të Zi do të “digjin me pishtar të lirisë dhe do ti zbresin në Podgoricë”.

Siç shkruan gazeta “Vijesti”, kjo aleancë politike, nga e mërkura mund të filloi bojkotin total të parlamentit.

“Ne i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të japë një përgjigje të qartë në dy ditët e ardhshme. Dhe nëse kjo çështje nuk përfundon, Mali i Zi do të jetë i digjur nga pishtarët e lirisë dhe do të zbresin në Podgoricë”, tha Mandiq dhe njoftoi se nga e mërkura do të organizohen protesta  në Berane, Plevla, Herceg Novi, Budva dhe Nikshiq.

SHARE