Foto: borba.me
Alternativa e Malit të Zi u bën thirrje qytetarëve, në bazë të një sondazhi të bërë në Facebook, që nga fillimi i javës së ardhshme të mos hyjnë më në ambientet e kompanisë “Voli”, nëse zinxhiri i shitjes me pakicë nuk ulë çmimet e produkteve deri në fund të javës aktuale.
“Ne do t’u japim atyre afat deri të premten për të ulur çmimet e tyre dhe nëse kjo nuk ndodh, të hënën do të fillojë një bojkot i të gjitha dyqaneve të zinxhirit të shitjes me pakicë „Voli“, i cili fillimisht do të zgjasë një javë,” tha për Radion e Malit të Zi, Sandra Gaçeviq, koordinatore e organizatës.
Alternativa e Malit të Zi po paralajmëron kompanitë e tjera të përfshira në tregti që të mos përpiqen të përfitojnë nga situata gjatë bojkotit.
“Nëse vërejmë se ndërkohë kanë ngritur çmimet, menjëherë do të përfshihen në bojkot”, ka shtuar Gaçeviq. Ajo thekson se është koha që Qeveria e Malit të Zi të përfshihet më energjikisht në zgjidhjen e problemit.
“Aktualisht, ne kemi vetëm një qëllim, dhe ai është një ulje urgjente dhe e përhershme e çmimeve. Kjo është e vetmja gjë për të cilën janë të interesuar qytetarët e Malit të Zi”, theksoi Gaçeviq.