KUVENDI I MALIT TË ZI VAZHDON PUNËN, ZGJEDHIN DEPUTETË TË RINJ

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi ka vazhduar sot.

Në seancë, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq konstatoi dorëheqjet nga pozitat parlamentare të: Millojko Spajiq, Angjella Jakshiq Stojanoviq, Filip Radulloviq, Vojisllav Shimun, Naida Nishiq, Maida Gorçeviq, Filip Ivanoviq, Andrej Milloviq, Mirko Gjukiq, Srgjan Paviqeviq, Vladimir Martinoviq, Alleksa Beçiq, Momo Koprivica, Dragan Krapoviq, Vladimir Jokoviq, Dragosllav Shqekiq dhe Nik Gjeloshaj.

Siç theksoi ai, dorëheqjet e tyre si deputetë të Kuvendit i kanë dorëzuar për shkak të papajtueshmërisë së funksioneve të tyre, duke pasur parasysh se janë zgjedhur anëtarë të Qeverisë.

“Parlamenti do të informojë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për dorëheqjet, të cilët do të plotësojnë pozitat vakante,” tha Mandiq.

SHARE