Foto: Ilustrim
Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social njoftoi se me rastin e festës shtetërore – Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi, ditë pushimi do të jenë e hëna, 13 korrik, dhe e marta, 14 korrik.
Ministria thekson se organet shtetërore, pushteti lokal, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë funksionimin e shërbimeve, ndërprerja e të cilave mund të shkaktojë pasoja për qytetarët ose shtetin.










