ABAZOVIQ: NE VAZHDOJMË AKTIVITETET PËR TË LUFTUAR KONTRABANDËN

Vazhdojnë aktivitetet intensive për të luftuar kontrabandën e cigareve, tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq. “Ne kursejmë buxhetin dhe luftojmë krimin e organizuar!  Askush nuk mund të jetë më i fortë se shteti i Malit të Zi,” shkruan Abazoviq në Twitter. Më herët sot, portali Vijesti njoftoi se Zëvendëskryeministri, Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganave Aleksandar Damjanoviq, shefi i Sektorit për Luftimin e Krimit Dejan Knezheviq dhe shefja e ekipit të ekspertëve të Këshillit për Luftimin e Korrupsionit Vanja Qalloviq Markoviq për të kontrolluar zonën e lirë në Luka Bar këtë mëngjes.

SHARE