Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive, ka rekomanduar Ministrisë së Arsimit dhe Institutit të Shëndetit Publik të bëjnë përgatitjet për fillimin e rregullt të vitit shkollor.
“Pjesëmarrja në klasa, qëndrimi në shkollë dhe institucionet parashkollore kanë një rol të pazëvendësueshëm arsimor,” u njoftua pas seancës së djeshme.
Nga Trupi Koordinues Kombëtar theksojnë se është e nevojshme të përgatiten rekomandime të qarta në kohën e duhur në mënyrë që të mundësohen aktivitete të rregullta në të gjitha shkollat dhe institucionet parashkollore në vend në një mënyrë të sigurt shëndetësore.