Fatura mesatare e muajit qershor për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 27.26 euro, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi.
„Konsumin mesatar më të ulët e kanë shënuar amvisëritë në Zhablak në vlerë prej 18.38 euro, ndërsa konsumin mesatar më të lartë të muajit paraprak e kanë shënuar në Kotorr, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 33.46 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.
EEMZ deklaroi se amvisëritë kanë konsumuar 98,12 milionë kilovat/orë (kWh) energji elektrike në qershor, që është 2,58 për qind më shumë krahasuar me konsumin e arritur në maj, ndërsa, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, konsumi është 2,06 për qind më pak.