SIGUROHEN 600,000 VAKSINA DERI NË FUND TË QERSHORIT

Minstri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq njoftoi në konferencën për shtyp se rreth 600,000 doza të vaksinës janë siguruar deri në fund të Qershorit, e cila është e mjaftueshme për të vaksinuar 300,000 banorë. Epidemiologja në Institutin e Shëndetit Publik Radica Raiçeviq tha se 35,990 qytetarë morën dozën e parë, dhe 6,282 morën dozën e dytë. Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Jellena Boroviniq Bojoviq, tha se pret që të gjitha pikat e vaksinimit të ishin të markuara dhe plotësisht të gatshme. “Kontingjenti i vaksinave nga Kina (201,000 doza) duhet të arrijë në kohën e përcaktuar. Në ditët në vijim, ne do të shpallim datën e saktë të mbërritjes së atyre vaksinave, pas së cilës do të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin masiv,” tha Boroviniq Bojoviq. Ajo gjithashtu njoftoi se një ekip ekspertësh nga instituti “Robert Koch” nga Berlini do të vijë në Malin e Zi më 18 Prill. “Kjo është e para nga dy vizitat e planifikuara. Së bashku me kolegë dhe ekspertë nga Gjermania, së bashku do të shikojmë në organizimin e plotë të vaksinimit,” tha Boroviniq Bojoviq.

SHARE