GJELOSHAJ KËRKON PAVARËSIMIN E KOPSHTIT TË FËMIJËVE DHE SHTËPISË SË SHËNDETIT

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook” deklaroi iniciativat e komunës së Tuzit, konkretisht dy kërkesat drejtuar Qeverisë së Malit të Zi. Këto dy kërkesa kanë të bejnë me:

1. Pavarësimin e kopshtit të fëmijëve, si dhe

2. Pavarësimin e shtëpisë së shëndetit;

“Kemi vlerësuar që këto institucione të rëndësishme duhet të funksionojnë si të pavarura dhe të drejtohën nga kuadro të përgatitur nga komuna jonë. Kjo është praktikë pothuajse në të gjitha komunat e pavarura në Mal të Zi. Shpresojmë të kemi përgjigje pozitive nga Qeveria e Malit të Zi,” thuhet në deklaratën e Gjeloshaj.

SHARE