Një grup prodhuesish të furrave të bukës, pranë Dhomës së Tregtisë së Malit të Zi, kanë vendosur më 30 dhjetor që nga 10 janari të rrisin çmimet e bukës bazë nga 50 në 65 cent. Grupi përshëndeti vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për të mos zgjatur Dekretin për kufizimin e çmimit të llojit bazë të bukës, i cili përndryshe i shkaktoi humbje të konsiderueshme këtij prodhimi në tre muajt e fundit të vitit 2021. Çmimet e reja të bukës do të zbatohen nga 10 janari 2022.