AGRON BAJRAMI EMËROHET KRYENEGOCIATOR I KOSOVËS

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar Agron Bajramin në detyrën e kryenegociatorit në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Këtë detyrë e mbante më herët Besnik Bislimi. Bajrami është aktualisht ambasador i Kosovës në Belgjikë.

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar vitet e fundit një sërë takimesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takimi i fundit në nivel të lartë politik, daton shtatorin e vitit 2023 kur u ulën për herë të fundit në tryezë Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq.

SHARE