Për shkak të situatës më të mirë epidemiologjike në Malin e Zi, certifikata Kombëtare Digital COVID nuk do të jetë më e nevojshme si kusht për të hyrë në qendrat tregtare, qendrat e biznesit dhe ndërtesat e biznesit që kanë mbi një mijë metra katror hapësirë. Kjo u njoftua në një konferencë për shtyp nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Igor Galliq. Galliq tha se numri i rasteve të reja të koronavirusit të ri në dy javët e fundit (nga 23 shtatori deri më 6 tetor) ra me 40 përqind në krahasim me dy javët para asaj periudhe (nga 9 shtatori deri më 22 shtator). Prandaj, Qeveria e Malit të Zi, siç tha ai, ka vendosur që masat në luftën kundër virusit korona do të përshtaten me situatën në terren. “Në përputhje me pritshmërinë që Mali i Zi të bashkohet me certifikatën dixhitale të COVID, kohëzgjatja e izolimit shkurtohet nga 14 në 10 ditë, domethënë një nga elementët e certifikimit dixhital COVID është një test pozitiv i PCR që është më i vjetër se 10 ditë dhe jo më i vjetër më shumë se 180 ditë. Elementë të tjerë të certifikimit dixhital COVID janë: Që personi të jetë plotësisht i vaksinuar, pavarësisht sa ditë kanë kaluar nga rivaksinimi, Që personi të ketë një test PCR negativ për COVID-19 i cili nuk është më i vjetër se 72 orë, Se personi ka një test negativ të shpejtë të antigjenit që nuk është më i vjetër se 48 orë,” tha Galliq. Drejtoresha e Qendrës Spitalore të Malit të Zi, Lilana Radulloviq, tha se numri më i madh i pacientëve me covid, 125, ndodhen të shtruar në këtë institucion. Në respiratorë janë 19 pacientë, 15 me ventilim jo invaziv , dhe 4 në ventilim mekanik. Nga 19 pacientë në respiratorë, 18 janë të pavaksinuar. Të shtruar në spital janë 21 pacientë nën moshën 50 vjeç, dhe të gjithë tha Radulloviq, janë të pavaksinuar.