QEVERIA E MALIT TË ZI VENDOS SANKSIONE NDAJ RUSISË

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një paketë masash kufizuese kundër Rusisë. Ai e ndau këtë informacion në llogarinë e tij në Twitter. „Sapo është miratuar një paketë masash kufizuese kundër Rusisë! Faleminderit të gjithë ministrave për bashkëpunimin e tyre. Qeverinë, Sekretarin e Përgjithshëm te NATO-s Jens Stoltenberg, NATO-n dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi.!”, ka shkruar Abazoviq. Pas vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, institucionet qeveritare duhet të ngrijnë pronat dhe burimet ekonomike të disa shtetasve dhe kompaniveruse në Mal të Zi dhe të ndalojnë punën e mediave qeveritare ruse. Hapësira ajrore malazeze ishte e mbyllur më parë për avionët rusë, sepse vendimi formal i Qeverisë nuk ishte i nevojshëm për atë vendim. Për shkak të mungesës zyrtare të kryeministrit Zdravko Krivokapiq, seancën e së premtes e ka drejtuar Abazoviq. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Mal të Zi, Judy Raising Reinke, vlerësoi vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. “Bravo! Është e rëndësishme të shihet se miku, partneri, aleati i Malit të Zi bashkohet me sanksionet e BE-së, të cilat janë krijuar për të minuar aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj ç’njerëzore, të pajustifikuar dhe të paprovokuar kundër popullit të Ukrainës”, shkroi Raising Reinke në Twitter.

SHARE