ALARM I VERDHË NË TË GJITHË MALIN E ZI PËR ERË TË FORTË, STUHI DHE TEMPERATURA TË LARTA

Foto: Ilustrim

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji i Malit të Zi ka njoftuar se sot dhe nesër, në të gjithë territorin e vendit, është në fuqi alarmi i verdhë meteorologjik për shkak të erërave të forta, mundësisë së motit të lig lokal dhe temperaturave të larta, veçanërisht në zonat qendrore dhe jugore.

Sipas paralajmërimit, kushtet më të paqëndrueshme të motit priten gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës.

Në zonat kontinentale dhe malore parashikohen goditje ere mbi 11 metra në sekondë, si dhe mundësi për reshje lokale, shtrëngata dhe breshër.

Edhe në pjesën qendrore pritet erë e fortë dhe stuhi të mundshme me breshër, ndërsa temperaturat do të kalojnë 32 gradë Celsius.

Në bregdet parashikohen goditje ere mbi 11 metra në sekondë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të jenë mbi 28 gradë Celsius.

Instituti njofton se orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, me reshje shiu, rrebeshe dhe bubullima.

Në zonat jugore reshjet pritet të pushojnë gjatë mëngjesit, ndërsa në veri përmirësimi i motit dhe kthjellimi gradual priten rreth mesditës ose gjatë pasdites.

Era do të fryjë herë pas here me intensitet mesatar deri të fortë, nga drejtimet veriore.

SHARE