SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS

Me disa aktivitete të ndryshme në Shqipëri është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas, ndërkohë nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë është organizuar tryeza e diskutimit me temë “Bashkë me Organizatën Ndërkombëtare të Punës kundër Dhunës”. Në fjalën e saj në aktivitet, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha se reforma legjislative kundër dhunës gjinore në Shqipëri ka filluar në vitin 2006 dhe sipas saj ka kaluar në disa faza. Ajo shtoi se në vitin 2017 Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën për dënimin e dhunës ndaj grave e vajzave dhe rritjen e ndikimit të mekanizmave ligjorë për parandalimin e saj. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Pallatin e Drejtësisë është organizuar marsh kundër vrasjes së grave. Dhjetëra protestues mbanin në duar pankarta me sloganet: “Edhe sa thirrje të humbura”,Vrasja e Grave është urgjencë kombëtarë”,Pse fuqia e zanit tem është më e pa rëndësime se aktet abuzuese”.Ndërkaq, Adelina Tershani nga Rrjeti i Grupit të Grave, deklaroi se po protestojnë ngase vrasja e grave në Kosovë nuk po trajtohet seriozisht nga drejtësia. Edhe Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”.Në këtë ngjarje prezent ishin edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Me sloganin “Varfëria e ka fytyrën e femrës” sot në Shkup me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi u mbajt marshi i gjashtë për të drejtat e grave. Përpara ndërtesës së Qeverisë filloi marshi i gjashtë për të drejtat e grave me rastin e 8 Marsit, i organizuar nga Platforma për barazi gjinore. Në marshin bashkërisht u dërgua mesazhi se pavarësisht se gratë janë të barabarta me gjysmën e popullsisë në vend, ato ende nuk gëzojnë të drejta të barabarta. Të pranishmit duke brohoritur parulla “Nuk na duhen lule, na jepni drejtësi” sqaruan se gratë në Maqedoni nuk marrin pjesë në mënyrë të barabartë në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin.

SHARE