Si t’i pushoni sytë nga shikimi i pandërprerë në ekran? Rregulla 20-20-20 është shpëtim për sytë tuaj

Nëse e aplikoni rregullisht këtë metodë, vërtet do t’u ndihmoni syve tuaj

Shumica e njerëzve kanë shumë probleme me sytë për shkak të shikimit të pandërprerë në ekranin e kompjuterit apo telefonit.

Kjo sëmundje e kohës moderne i ka disa emra – lodhja digjitale e syve (digjital eye strain) dhe sindroma e shikimit të kompjuterit (computer vision syndrome).

Simptomat më të zakonshme janë tharja, skuqja, acarimi dhe lodhja e syve dhe shpesh shoqërohen me shikim të turbullt dhe dhimbje koke, transmeton Telegrafi.

Për zbutjen e problemeve sugjerohet e ashtuquajtura rregull 20-20-20, që do të thotë se në çdo 20 minuta duhet të bëni pauzë 20 sekonda, duke larguar sytë nga ekrani dhe duke drejtuar shikimin në distancë, në drejtim të ndonjë objekti i cili është larg së paku 20 këmbë (6 metra) – sipas mundësisë, duke shikuar në dritare.

Hulumtimet e kryera nga shkencëtarë nga Spanja, Sllovakia dhe Britania e Madhe treguan se metoda 20-20-20 funksionon vërtet nëse praktikohet rregullisht.

Për ta bërë më të lehtë adoptimin e një zakoni të tillë, shkencëtarët rekomandojnë vendosjen e një kohëmatësi ose alarmi (për shembull, në një kompjuter, telefon celular ose orë dore) çdo 20 minuta si një kujtesë konstante, dhe ka gjithashtu aplikacione celulare si Eye Care 20 20 20, të cilat njoftojnë kur është koha për të lehtësuar sytë.

Rekomandohet edhe mbyllja e syve më shpesh, por edhe mbyllja e syve për një kohë, sepse kështu “lyhen” dhe pastrohen më mirë. /Telegrafi/

SHARE