SHBA, PROTESTË PËRPARA SHTËPISË SË BARDHË NË MBËSHTETJE TË UKRAINËS

Qindra persona u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë në SHBA të cilët zhvilluan protestë në mbështetje të Ukrainës dhe dënuan sulmet e Rusisë.  Qindra persona shumica e të cilëve ukrainas u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë në kryeqytetin e SHBA-së, Washington dhe shprehën mbështetjen e tyre për popullin ukrainas dhe presidentin Volodymyr Zelensky. Protestuesit në reagimet e tyre kundër Rusisë brohoritën me slogane duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “ndaloni luftën”, “solidarizohemi me Ukrainën”, “ndaloni Putinin” dhe “tani është koha për paqe”. Duke lëshuar slogane të ashpra kryesisht ndaj presidentit rus Putin, protestuesit theksuan se janë në solidarizim të plotë me popullin e Ukrainës. Në protestën e cila u zhvillua pa incidente, ka tërhequr vëmendjen se në protestë përveç ukrainasve morën pjesë edhe persona të kombësive të ndryshme të cilët dhanë mbështetjen e tyre për popullin ukrainas.

SHARE