PEZULLOHET VOTIMI NË 2 VENDVOTIME NË SHAVNIK

Votimi u pezullua në dy nga tre vendvotime në Shavnik. Votimi është ndërprerë për shkak të sulmit ndaj një anëtari të komisionit zgjedhor në një vendvotim në Krushevicë, e më parë edhe në një vendvotim në komunën e Shavnikut. Qendra e votimit në fshatin Bijella afër Shavnikut është mbyllur në orën 20:00 dhe Komisioni Komunal i Zgjedhjeve ka thënë se në atë vendvotim nuk ka pasur incidente. Sot në Shavnik është dashur të përsëritet votimi në tri vendvotime – Komuna e Shavnikut, Bijelës dhe Krushevicës, ku të drejtë vote kanë pasur 679 votues. Policia ka ngritur kallëzim penal kundër pesë personave për shkelje të së drejtës së votës, lëndime të lehta trupore, sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, shkatërrim të dokumenteve të votimit dhe pengim të votimit.

SHARE