Fërgesë me Speca dhe Qepë

Padyshim që fërgesa është një pjatë e shijshme dhe perfekte për vaktet gjatë kësaj periudhe.

Një gatim ideal për t’u shoqëruar me mish, por që mund të shërbehet edhe si salcë për makaronat apo edhe duke e shoqëruar me pak bukë të thekur.

Mënyrat e përgatitjes së fërgesës ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, por sot AgroWeb.org ju njeh me një version të ri dhe mjaft të thjeshtë për ta përgatitur edhe ju vetë në shtëpi. Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

  • 1 kg speca të kuq, të verdhë dhe jeshilë
  • 400 g qepë të kuqe
  • 400 g pure domatesh
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 2 thelpinj hudhra
  • Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë filloni duke larë dhe më pas tharë mirë specat.

Vazhodni duke i pastruar sepecat nga brenda dhe duke i prerë hollë për së gjati.  Qëroni dhe prisni gjithashtu hollë në feta qepët e kuqe.

Në një tigan të bollshëm, hidhni vajin e ullirit dhe dy thelpinjtë e hudhrës. Pasi vaji të ngrohet shtoni në të qepët.

Gatuajini qepët në zjarr mesatar dhe të ulët për rreth 15 minuta, duke i përzier herë pas here.

Kur ato të jenë zbutur dhe të kenë lëshuar ujin e tyre, hidhni specat.

Shtoni kripë dhe piper për t’i dhënë shije gatimit dhe përziejini mirë.

Mbulojeni tiganin me kapak dhe lërini specat për 15 minuta në zjarr mesatar.

Kur specat të jenë zbutur mjaftueshëm, hiqni thelpinjtë e hudhrës dhe shtoni purenë e domateve.

Trazojeni, mbulojeni sërisht tiganin me kapak dhe lëreni edhe për 15 minuta të tjera.

Pas kësaj kohe, fërgesa juaj është gati për t’u shijuar duke shoqëruar pjatën tuaj të preferuar.

Ju mund ta konsumoni atë të nxehtë ose të ngrohtë por shija e saj do të jetë fantastike edhe pasi të jetë ftohur.

Këshilla

Fërgesa mund të ruhet për 2-3 ditë në frigorifer në një enë hermetike.

Nëse dëshironi, purenë e domates mund ta zëvendësoni me të njëjtën sasi domatesh të pjekura./AgroWeb.org

SHARE