MALI I ZI MBETET NJË ANËTAR I BESUESHËM I NATO-s

Mali i Zi mbetet një anëtar i besueshëm i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) me mbështetjen e partneritetit të Britanisë së Madhe, në bazë të bashkëpunimit intensiv, cilësor dhe të larmishëm, tha presidenti malazes Millo Gjukanoviq. Ai është takuar me ambasadoren britanike në Mal të Zi, Karen Maddox, me të cilën, siç ka deklaruar në Twitter, ka pasur një bisedë kuptimplotë për kontekstin e ndryshuar gjeopolitik dhe reflektimet për Ballkanin Perëndimor, si dhe pritshmëritë nga puna e qeverisë së re. “Përshendesim vëmendjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj rajonit dhe Malit të Zi dhe perceptimin e saj shumë të mirë të sfidave me të cilat përballet rajoni,” tha Gjukanoviq.

SHARE