Receta e Supës së Zier Dy Herë – Shije dhe Shëndet i Mirë

Vjen një moment që duket sikur kombinimet për recetat e supave mbarojnë, sidomos në muajt e dimrit, kur këto gatime janë dhe më të konsumuarat.

AgroWeb.org ka sjellë një larmishmëri recetash për përgatitjen e supave me shije nga më të ndryshmet.

Ama që të provosh shije të ndryshme në një pjatë të vetme supe ende nuk kishim rastisur.

Supa e zierë dy herë mund të duket e çuditshme, por nëse lexoni recetën do të zbuloni sekretet që ajo fsheh me aromën dhe shijen e saj të ngrohtë e të plotë.

Përbërësit

  • 4 domate mesatare
  • 300 g fasule të bardha
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë dhe piper i zi sipas dëshirës
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle majdanoz i grirë i freskët
  • 1 qepë e grirë në feta
  • 1 presh i prerë në feta nga 1 cm
  • Gjysmë lakre të bardhë
  • 2 karota mesatare të prera në kube
  • 1 l lëng mishi ose ujë
  • 300 g bukë
  • 1 gjethe dafine sipas dëshirës

Përgatitja

Si fillim presim domatet në kubik të vegjël dhe i vendosim në një tigan me fund të trashë, ose në një tenxhere të gjerë.

Më pas AgroWeb.org ju këshillon të shtoni fasulet dhe hudhrën dhe mbulojini me ujë të ftohtë.

Nëse përdorni fasule të reja, kripën mund ta shtoni direkt, ama nëse fasulet janë të vjetruara AgroWeb.org ju sugjeron që kripën ta shtoni në fund të zierjes.

Vendosini në zjarr dhe lërini që të vlojnë përreth 25 minuta fasulet e reja, dhe përafërsisht 1 orë të thatat.

Pasi të jenë zierë hiqeni hudhrën dhe rrihini fasulet me telin e kuzhinës në mënyrë që të copëtohen kokrrat.

Në një tenxhere hidhni katër lugë vaj ulliri, dhe shtoni aty qepën e grirë në feta, preshin dhe lakrën.

Lërini derisa vëllimi i tyre të ulet, dhe më pas shtoni fasulet dhe domatet e shtypura dhe treçerekun e lëngut të mishit.

Rregulloni kripën dhe piperin sipas shijes suaj, dhe në fund majdanozin e grirë hollë dhe një gjethe dafine nëse dëshironi.

Mbulojeni me kapak dhe lëreni rreth një orë e gjysmë që të ziejë.

AgroWeb.org ju këshillon që pasi uji të jetë avulluar, t’i shtoni përsëri ujë që ajo të mos jetë shumë e trashë.

Ndërkohë në një tigan keni skuqur me pak vaj ulliri kubikët e bukës.

Ajo që e bën këtë supë akoma dhe më të veçantë dhe perfekte për ditët e fundit të dimrit është mënyra e servirjes.

Merrni pjatat dhe hidhni në disa nga kubet e bukës së skuqur, dhe më pas një garuzhde me supën e përgatitur.

Vazhdoni kështu derisa në fund të mbeten për zbukurim disa copëza me bukë.

Me çdo lugë që do të shijoni do të keni një shije totalisht të ndryshme nga e para.

Kjo supë është pikërisht supa që nuk do t’ju mërzitet asnjëherë. /AgroWeb.org

SHARE