KOREA E VERIUT LËSHON RAKETA BALISTIKE, ALARM NË JAPONI

Raketat e lëshuara nga korea e veriut të enjetn shkaktuan panik në Japoni, ku qeveria lëshoi alarmin për strehim për banorët që jetojnë në pjesën qëndrore dhe veriore te vendit. Koreja e Veriut lëshoi disa raketa ,, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale që rezultoi të ishte një lëshim i pasukseshëm . Zyrtarët në Korenë e Jugut dhe Japoninë thanë se raketa mund të ketë qenë e llojit ICBM, të cilat janë armët me rreze më të gjatë veprimi të Koresë së Veriut dhe janë projektuar për të transportuar një kokë bërthamore në anën tjetër të planetit. Zyrtarët e Koresë së Jugut besojnë se ICBM dështoi gjatë lëshimit ,ndërsa Ministri japonez i Mbrojtjes Yasukazu Hamada tha se qeveria kishte humbur gjurmët e raketës mbi Detin e Japonisë, duke e bërë atë të korrigjonte njoftimin e saj se ajo kishte fluturuar mbi Japoni dhe se njoftimi për alarm kishte qënë i nxituar. Megjithatë Kryeministri japnoez Fumio Kishida bëri thirrje të shpejtë për “sigurinë e avionëve dhe anijeve” dhe “të jenë të përgatitur për çdo rast”. Ai thirri një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Këto zhvillime vijnë pasi kërcënimi i një testi të shtatë bërthamor nga Koreja e Veriut është ende i afërt. Inteligjenca e Koresë së Jugut thotë se një ngjarje e tillë do të ndodhë përpara 8 nëntorit, ditën e zgjedhjeve afatmesme në Shtetet e Bashkuara.

SHARE