Diablo Immortal tani e disponueshme për Android dhe iOS, PC gjithashtu – dhe është plotësisht falas

Muaji qershor solli një lajm të mirë edhe për fansat e lojës Diablo Immortal.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, loja e re tashmë është e disponueshme për pajisjet me sistem operativ iOS dhe Android, por edhe për PC.

Ajo thuhet se është plotësisht falas dhe ka personazhe të njohur si Necromancer dhe Barbarian, por ka edhe disa të reja.

Kontrollet në Android dhe iOS janë mjaft të lehta dhe të thjeshta, ana e majtë e ekranit përdoret për navigim dhe e djathta për sulme dhe të tjera ndërkohë që kontrollet në PC janë kryesisht të fokusuara te miu. /Telegrafi/

SHARE