STUHIA ‘ORLENA’ GJUNJËZON SHTETET E BASHKUARA

Stuhia Orlena ka çuar në mbylljen e qendrave të vaksinimit kundër koronavirusit, anuloi mbi 2,000 fluturime dhe shkaktoi më shumë se 660 përplasje automjetesh vetëm në New Jersey teksa goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara këtë fillim jave. Zyrtarët paralajmërojnë nga grumbullimi i dëborës pasi në Mendham u regjistruan 76 cm borë. Nga ana tjetër, zonat bregdetare në New Jersey janë përballur edhe më përmbytje. Viktima e parë e ngrirjes nga i ftohti ishte një grua 67 vjecare e sëmurë me Alzheimer e cila ishte larguar nga shtëpia e saj në Pensilvani. Po atje u regjistrua tre vdekje, vrasje e vetëvrasje të lidhura me mosmarrëveshjet mes fqinjëve për pastrimin e borës. 38 centimetra dëborë janë parashikuar në New York, ku është shpallur gjendja e emergjencës, është kufizuar udhëtimi jo i domosdoshëm dhe fëmijët i janë rikthyer mësimit online. Vaksnimet e koronavirusit po kështu po anulohen e miliona njerëz në rajon janë paralajmëruar për kaosin e krijuar. Të gjitha fluturimet u anuluan në aeroportet LaGuardia Airport dhe JFK Airport, e shumë avionë kanë mbetur në tokë edhe në Newark Liberty Airport. Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi për qytetin dhe 44 konte e paralajmëroi për mbyllje te mundshme rrugësh. Nëse vazhdon me këto ritme, Orlena mund të bëhet stuhia e tetë më e madhe për qytetin e Nju Jorkut që prej nisjes së regjistrimeve në 1869.

SHARE