Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që institucionet të përqendrohen në hartimin e një strategjie profesionale për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin e apelit në Hagë.
Ajo bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues për hartimin e strategjisë, duke theksuar nevojën për seriozitet dhe angazhim në këtë proces.
Ndërkohë, lidhur me ligjin e kthyer në Kuvend, Haxhiu njoftoi se ai i është dërguar Komisionit për Legjislacion, i cili ka katër javë kohë për ta shqyrtuar.
Sipas saj, ekzistojnë dy interpretime juridike: njëri që lejon vetëm votimin ose refuzimin e ligjit në leximin e tretë, dhe tjetri që mundëson edhe ndryshime në të.
Për këtë çështje, Haxhiu tha se do të diskutojë me kryetarin e Komisionit për Legjislacion, para se të përcaktohet procedura e mëtejshme.









