HUNGARIA MERR KRYESIMIN E BE-së

Hungarian Prime Minister Viktor Orban gestures as he addresses an annual press conference in Budapest on December 21, 2022, prior to the government's last meeting of the year 2022. (Photo by Attila KISBENEDEK / AFP)

Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri nacionalist i krahut të djathtë, Viktor Orban, ka marrë prej sot udhëheqjen me rotacion të Bashkimit Evropian.

Qeveria e saj ka paralajmëruar se do të përqendrohet në shtatë fusha – mes tyre: rritja e konkurrencës e BE-së, forcimi i politikës së mbrojtjes, zgjerimi dhe frenimi i migracionit të paligjshëm.

“Evropa përballet me sfida të përbashkëta nga lufta në fqinjësinë tonë, konkurrenca globale, situata e brishtë e sigurisë, migrimi i paligjshëm, fatkeqësitë natyrore, efektet e ndryshimeve klimatike dhe situata demografike”, ka thënë ministri hungarez për Çështjet Evropiane, Janos Boka, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës hungareze të BE-së, muajin e kaluar.

Në këtë detyrë, Hungaria pason Belgjikën, e cila ka pasur kryesimin e BE-së në gjashtë muajt e parë të vitit. Nga 1 janari i viti të ardhshëm, ajo do t’ia kalojë këtë rol Polonisë.

Pritjet janë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i bërë qysh në fund të vitit 2022, të mos shqyrtohet as gjatë presidencës hungareze.

SHARE