SHEFI I OKB-së: MUND TË KËRKOHET HETIM I PAVARUR PËR VRASJET NË GAZË

Berlin, Germany - November 04: Antonio Guterres, High Commissioner for Refugees of UNHCR, attends a press conference in german foreign office on November 04, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Michael Gottschalk/Photothek via Getty Images)

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë dje se vrasja e mbi 100 personave, sa kanë qenë duke pritur për ndihmë humanitare në Gazë, është situatë për të cilën mund të kërkohet hetim i pavarur.

Duke folur në nisje të një samiti, ai ka thënë se është i “shokuar” nga episodi i fundit në luftën izrael-Hamas, në të cilën, sipas autoriteteve palestineze janë vrarë mbi 30.000 civilë, prej 7 tetorit të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur po atë ditë prej luftëtarëve të Hamasit, të cilët kanë kryer sulme në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli është zotuar për ta shkatërruar Hamasin – grup palestinez që udhëheq Gazën, i cili është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për dështimin e Këshillit të Sigurimit për të miratuar një rezolutë që bën thirrje për armëpushim, Guterres ka thënë se thellimi i ndasive gjeopolitike “e ka transportuar fuqinë e vetos në një instrument efektiv për paralizë të Këshillit të Sigurimit”.

“Jam krejtësisht i bindur që neve na duhet një armëpushim humanitar dhe neve na duhet lirim i menjëhershëm i pengjeve, dhe që neve na duhet një Këshill i Sigurimit që mund t’i arrijë këto objektiva”, ka thënë Guterres.

SHARE